Ferronikeli vlerësohet për mbështetjen e aktiviteteve kulturore
Drenas, 5 nëntor - Ndërmarrja NewCo Ferronikeli, u nderua me mirënjohje nga përfaqësuesit e Komunës së Drenasit, në shenjë mirënjohje për mbështetjen që i dha ndërmarrja projektit Festivali i Revistës së Folklorit Burimor Shqiptar - Drenasi 2014.
Me këtë rast përfaqësuesit e Komunës së Drenasit falënderuan NewCo Ferronikelin për mbështetje të vazhdueshme që po i ofron ndërmarrja komunës së Drenasit në projekte të ndryshme e veçanërisht në projektet kulturore.
Ju falënderojmë për mbështetjen që na keni ofruar për këtë projekt dhe që nuk është vetëm këtë herë por na keni përkrahur edhe në organizimet e kaluara. Pa mbështetjen tuaj do të ishte i pamundur ky organizim kur kemi parasysh se ky është një festival ndërkombëtar. Ajo që e bëri këtë herë festivalin edhe më domethënës është së ishte një vit jubilar pra sivjet patëm 50 vjetorin e festivalit u shpreh z. Agron Dubovci, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit.
Ndërkaq drejtori i përgjithshëm i NewCo Ferronikelit, z. Ioannis Moutafis, u zotua para zyrtarëve komunal së bashkëpunimi me Komunën e Drenasit do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen për të mirë të komunitetit të Drenasit.
Gjithë këtë përkrahje që jemi duke e ofruar përmes projekteve të ndryshme në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, jemi duke e bërë pikërisht për atë se besojmë që kompania nuk mund të zhvillohet e as të mbijetoj pa zhvillimin e komunitetit ku operon. Ndërsa sa i përket mbështetjes së festivalit do të vazhdojmë ta përkrahim edhe në të ardhmen. Pra, dëshirojmë që të vazhdojmë të punojmë në zhvillimin e komunitetit, u shpreh z. Moutafis në këtë takim.
Ndërkohë z. Skender Hasi përfaqësues i Kuvendit Komunal të Drenasit në emër të komunës falënderoi ndërmarrjen NewCo Ferronikeli për mbështetjen e vazhdueshme që siç tha ai po vjen fal një bashkëpunimi të mirë që kemi krijuar bashkërisht.
Në këtë takim u diskutuan edhe projekte tjera që kompania NewCo Ferronikeli është duke i realizuar në bashkëpunim me Komunën e Drenasit. Ndër tjerash projekti që do të inaugurohet së shpejti ka të bëjë me ndriçimin e një pjese të qytetit të Drenasit. Po ashtu janë diskutuar edhe projektet e tjera që pritet të fillojmë së shpejti siç është ofrimi i hapësirave për nxënësit e shkollës profesionale Fehmi Lladrovci të Drenasit.
Revista e folklorit burimor shqiptar - Drenasi 2014″, i cili u mbajt për pesë ditë me radhë në Sheshin Fehmi Lladrovci, në Drenas, ku morën pjesë 52 grupe nga të gjitha trevat shqiptare shpjeguan zyrtarët komunal.