06 Maj 2024

Ferronikeli shperndan ndihma për 200 familje nga Drenasi

Prishtinë, 29 gusht - Me Rastin e Festës së Bajramit, Ndermarrja e re Ferronikeli, qe nga e premtja e deri me sot, në katër pika ka bërë shpërndarjen e ndihmave për 200 familje nevojtare të rajonit të Drenasit.

100 pako me ndihma jane ndarë përmes Shoqates së Veteranëve të Luftës, 50 përmes Qendres për Punë sociale, 30 përmes qendres Islamic Relieve, dhe 20 pako përmes Shoqatës Viktimat e dala nga Lufta.

Paktot me ndihma që u shperndanë janë të mbushura me artikujt ushqimor: miell, sheqer, vaj, krip, oriz, supë e gjëra të tjera.

“E falenderojme shumë Ferronikelin per keto ndihma. Kjo eshte nje ndihmese e madhe per ne per Festen e Bajramit”, tha Idriz Zogaj nga Drenasi

Perfaqesuesi i  Ferronikelit z. Ido Talmor, ua uroi Festen e Bajramit qytetareve te kesaj ane, teksa ata i merrnin pakot me ushqim.  Ai  theksoi se ndjehet i lumtur qe kompania ka arritur t’i gezoj keta qytetare nevojli ne prag te Festes se Bajramit.

Ai poashtu shtoi se “Ne jemi perpjekur qe vazhdimisht ne një mënyre apo tjetër t’i ndihmojme banorët e Drenasit. Ky aktivitet qe po behet sot eshte vazhdimësi e aktiviteteve tona humanitare.

Nderkaq nje falenderim te vacant Ferronikelit ja beri edhe Enver Hajdaraj, Kryetar i Veteraneve te luftes dega ne Drenas i cili tha se “Falenderojme kompanite qe jane perkujdesur per kete kategori e ne veqanti falenderojme Ferronikelin i cili perkujdeset per kete shtrese te populllit dhe vazhdimisht na ndihmon e veqanerisht per festa”.

New Co Ferronikeli tani e pesë vite me radhe kujdeset qe banoret e kesaj ane t’i ndohmojë per festen e Bajramit, por edhe per festat tjera.

Pergjegjesia korporative sociale e Ferronikelit eshte qeshtje shume e rendesishme per kompanine dhe Ferronikeli do te vazhdoje te kujdeset per intersin e shoqerise dhe ta ndihmoje ate ne te gjitha sferat.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)