16 Nëntor 2024

Ferronikeli i bashkohet iniciativës “Ta pastajme Kosovën”

Drenas, 22 maj - Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën, i cili u organizua sot në tërë territorin e Kosovës ju bashkëngjit Ndërmarrja NewCo Ferronikeli, e cila kontribuoi me makineri të rëndë për pastrimin e deponisë në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.

Hapja e aksionit në këtë deponi u bë nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fehmi Agani, Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, Drejtori i Ndërmarrjes NewCo Ferronikeli z. Ioannis Moutafis si dhe përfaqësues të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, ku më pas u bashkangjitën edhe shumë vullnetarë të tjerë.

Ministri Agani deklaroi: “Shfrytëzoj rastin të  falënderoj kryetarin e komunës  për gjithë mbështetjen institucionale e po ashtu edhe kompaninë Ferronikeli e cila me këtë angazhim po e dëshmon që ka përkushtim për mbrojtjen e mjedisit dhe në këtë mënyrë po jep kontribut të drejtpërdrejtë dhe po jep shembull konkret që janë të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit. Ky partneritet institucional i të gjitha niveleve duhet të vazhdoj në mënyrë sistematike”.

Kryetari Demaku, me këtë rast tha: “Përgëzoj këtë iniciativë dhe punën më të madhe në kuadër të kësaj iniciative në Drenas jemi duke e bërë në periferi ku edhe janë deponitë ilegale. Konkretisht deponia këtu në Arllat është deponia më e madhe të cilën në mënyrë vullnetare po e pastron kompania Ferronikeli, për të cilën e falënderoj drejtorin Moutafis. Paralelisht jemi duke punuar që të kemi një menaxhim të mbeturinave ku synojmë që ta mbulojmë tërë territorin e Drenasit” .

Ndërsa, drejtori i ndërmarrjes NewCo Ferronikeli, z. Moutafis me këtë rast u shpreh se ndërmarrja që ai drejton çdo herë ka treguar gatishmëri për mbështetjen e iniciativave të tilla që janë në të mirë të qytetarëve të rajonit të Drenasit.

“Edhe këtë vit sikurse edhe vitet e kaluara e kemi mirëprit kërkesën për mbështetje të kësaj iniciative. Ritheksoj edhe sot që ne jemi të gatshëm të mbështetim iniciativa të tilla edhe në të ardhëm. Pra, ndër shtyllat kryesore të strategjisë sonë janë edhe aktivitetet që kontribuojnë për një mjedis sa më të pastër”, u shpreh z. Moutafis.

Aksioni zgjati gjatë gjithë ditës në këtë deponi e cila sipas përfaqësueseve të kësaj iniciative pritet të shndërrohet në një park ku do të mund ta shfrytëzojnë banorët e kësaj ane.

Në fund të këtij aksioni të gjithë pjesëmarrësit u bënë thirrje qytetarëve të Drenasit dhe më gjerë që ta ruajnë mjedisin ngase me një kujdes të shtuar do të kontribuojnë akoma më shumë në këtë drejtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)