Ferronikeli dhuroi ushqim për familjet nevojtare dhe libra për nxënës
Drenas, 23 tetor - Në prag të Festës së Kurban Bajramit, Ndërrmarja NewCo Ferronikeli, ka bërë sot në Drenas, shpërndarjen e ndihmave për 100 familje nevojtare të rajonit të Drenasit dhe me gjërë.
Shpërndarja e këtyre ndihmave është bërë përmes Qendrës Islamic Relief, dhe me këtë rast kordinatorja e kësaj Qendre, znj Azemine Kukaj - Kajoshi, shprehu falënderimet e sinqerta për Ferronikelin që në prag të Festës së Kurban Bajramit sic tha ajo Ferronikeli po i gëzon këto familje.
Falënderojmë Ferronikelin që ky është viti i pestë me radhë që shpërndan ndihma për këto familje që vërtet janë raste të rënda sociale tha znj. Azemine.
Ndërkaq drejtori gjeneral i Ferronikelit, z. Jannis Moutafis, teksa bëhej shpërndarja e ndihmave shfrytëzoi rastin që tju uroj festën e Kurban Bajramit familjarëve të pranishëm dhe një falënderim të vecantë i bëri Qendrës Islamic Relief ku sic tha ai pa ndihmën e tyre nuk do të mund ti identifikonim rastet që kanë nevojë për ndihmë.
Ndër familjarët që prisnin në radhë për marrjen e ndihmave ishte edhe Fazile Lestrani nga një familje 11 anëtarshe nga fshati Baincë, dhe Mirjeta Dina, 8 anëtarshe nga fshati Abri e Epërme komuna e Drenasit, të cilat duke falënderuar Ferronikelin për ndihmat tregonin për jetën e tyre të vështirë dhe për kushtet ekonomike shumë të rënda.
Poashtu me rastin e kësaj feste NewCo Ferronikeli dhuroi 40 libra të gjuhës angleze për nxënësit e shkollës fillore Fazli Grajqevci në Paklek-Vasilevë të Komunës së Drenasit.
Me këtë rast drejtori i kësaj shkolle, z. Agush Berisha tha se ndër kërkesat tona të shumëta ishte edhe mungesa e librave të gjuhës angleze dhe kjo përmbushje e kërkesës sonë është mjaft domethënëse.
Në emër të kolektivit të shkollës sonë ju falënderojmë për dhurimin e këtyre librave shumë të nevojshme për nxënësit tone duke pasur parasysh se ne funksionojmë me një buxhet mjaft të vogël e që nuk arrijmë ti ndihmojmë nxënësit të cilët janë raste sociale, tha z. Berisha.
Ai poashtu shtoi se edhepse nuk i kemi kushtet e mjaftushem buxhetore me punën tonë kemi arritur të renditemi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ndër shkollat me të mira në Kosovë për nga cilësia mësimore ku edhe jemi shpërblyer me mirënjohje, dhe kjo na bënë që të kemi një vullnet edhe më të shtuar për punë.
Drejtori i shkollës në shenjë falënderimi ia dhuroi Ferronikelit një mirënjohje sic e kane cekur per kontributin e dhënë shkollës tonë për tekstet e gjuhes angleze.