Ferizaj pa pije alkoolike, efekt kërcënimet e ISIS
Ferizaj, 21 korrik - Adili, një i ri ferizajas, kishte vendosur që për ti ikë vapës përcëlluese, ditët e vikendit ti kalojë në Luboten.
Ai rrugës për atje, ishte ndalur në një dyqan për ti blerë gjësendet e nevojshme për në piknik, por kishte mbetur i befur, kur kishte kërkuar të blinte birrë, por pronari i dyqanit i kishte thënë se ka kohë që ato mungojnë, prej se ISIS ka kërcënuar Ferizajn.
Hyra në një nga shitoret. I bleva krejt gjanat që më duheshin, por jo edhe birrat, sepse qysh më tha shitësi, prej kur ISIS ka kërcënua me sulme në Ferizaj, pijet alkoolike spo guxojmë me i majt.
Mungesën e pijeve alkoolike e ka konfirmua për, Kosova Info, edhe pronari i lokalit në fjalë.
Po more. Pse po çuditni. Kërcënime ka pas. Policia ka rrit masat e sigurisë. Prej atëherë ne e kemi marr shumë seriozisht këtë punë dhe kemi vendos që njëherë të mos shesim pijet alkoolike, na tha pronari i lokalit për të vazhduar se qytetarët po habiten me një fakt të tillë.
Ndërsa në DRP-në e Ferizajt, thanë për Kosova Info, të mos ketë të raportuar asnjë rast.
Së paku, nuk kemi asnjë rast të raportuar qoftë nga qytetarët apo nga ndonjë biznes, për dukurinë (që ju e keni përshkruar si të tillë), thuhet në përgjigjen e DRP-së së Ferizajt.
Ndryshe ditë më parë, Policia e Ferizajt ka shtuar masat e sigurisë, sidomos rreth ujësjellësit Bifurkacioni, për shkak të siç është thënë kërcënimeve terroriste nga ana e ISIS.