04 Maj 2024

FER reagon ndaj rritjes se çmimi i bukës

Prishtinë, 15 shkurt - Partia Fryma e Re ngrit shqetësimin rreth aralajmërimeve të furrtarëve të Kosovës se çmimi i bukës në Kosovë do të shtrenjtohet në 50 centë, e më pas me gjasë do të ngritet edhe në 60 centë.

"Në një shtet të varfër si Kosova, ku 47 përqind e popullatës jetojnë me më pak se 1,42 euro në ditë dhe 18 përqind e popullatës jetojnë me më pak se 92 centë në ditë, rritja e tillë e çmimeve të bukës ka pasoja marramendëse për rritjen e shkallës së varfërisë" thuhet në reagimin e FER-it.

Kosova, me vite me radhë ka dështuar në politikat për zbutjen e varfërisë, e kësaj radhe sipas FER po dështon edhe në parandalimin e rritjes së varfërisë.

"Mungesa e politikave afatgjate shtetërore në bujqësi dhe ekonomi ka ndikuar që sot të varemi kryekëput nga çmimet e importeve, edhe për produktet më strategjike siç janë drithërat."

Edhe sot jemi ndër shtetet e pakta në Evropë që nuk kanë politikë të rezervave shtetërore të ushqimit për produktet strategjike ushqimore, që mund të ndikojnë në rritjen e shkallës së varfërisë. 

Edhe me kalimin e ligjit që rregullon rezervat shtetërore, shumë pak është punuar në krijimin e rezervave, me të cilat do të mund të stabilitetin e çmimit të bukës dhe rezervave.

Modele të tilla ekzistojnë pothuajse në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Edhe në rritjet e kaluara të çmimit të bukës dhe produkteve të miellit, institucionet e Kosovës nuk janë marrë seriozisht me shkakun e problemeve, por gjithmonë me harnimin e pasojave të politikave të dobëta ditore.

Pasojat e rritjes së çmimit të bukës nuk mund të zgjidhen me rritje të pagave për punëtorët e sektorit publik, sepse pjesa më e madhe e shtresës së varfër nuk është e punësuar.  Në fakt, rritja e rrogave mund të shkaktojë rritje të sërishme të çmimeve, e cila e prek një shtresë që as asistencë sociale nga shteti nuk merr.

Partia Fryma e Re propozon që menjëherë të organizohet takimi me Shoqatën e Mullistëve të Kosovës dhe Shoqatën e Furrtarëve të Kosovë për të diskutuar daljen nga kriza, ndërsa në të njejtën kohë të punohet sa më shpejtë në politikat afatgjate, që e mbrojnë Kosovën nga lëkundjet e mëdha të çmimeve të produkteve strategjike.

Ndryshe shumë nga prodhuesit e bukës e kanë rritur çmimin nga 35 në 45 cent. Halit Xoxa, kryetar i Shoqatës se Furrtarëve të Kosovës, thotë se ngritja e çmimit të bukës ka ardhur pas ngritjes se çmimit të grurit, por edhe produkteve të tjera.

“Përveç miellit, edhe faktorët tjerë, gjegjësisht përbërësit tjerë të bukës, si vaji, sheqeri, kripa, pastaj edhe energjia elektrike, gazi, derivatet e naftës e shumë produkte te tjera, kanë pësuar ngritje të çmimit. Furrtarët janë të shtrënguar dhe të shqetësuar që patjetër të dalin më çmime tjera ose furrave të tyre t'ua vënë çelësin”, tha Xoxa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)