Femrat kërkojnë më shumë buxhet për realizmin e projekteve të tyre
Prishtinë, 3 korrik - Në takimin e fundit rreth planifikimin të buxhetit komunal për vitet 2015-2017 është biseduar se si mund të përkrahet gjinia femërore në realizmin e projekteve të ndryshme.
Përfaqësueset e disa organizatave kanë kërkuar që buxheti për përkrahjen e femrës në shoqëri të jetë shumë më i lartë në të ardhmen, sepse sipas tyre, kjo do të fuqizonte rolin e gruas në vendimmarrje, por edhe në pjesëmarrjen e saj në shumë fusha të tjera, e sidomos në biznesin privat.
Drejtori I Financave dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mitrovicës, Nysret Maxhera, theksoi se dëgjimet buxhetore organizohen me qëllim të evidentimit të kërkesave dhe problemeve të caktuara, në mënyrë që këto kërkesa të jenë pjesë e planifikimit buxhetor për vitet e ardhshme.
Ju kemi fituar sot që nga ju të dimë se me çfarë sfidash përballet gjinia femërore, në mënyrë që mbështetjen buxhetore ta orientojmë në fushat më prioritare, tha ai.