Fëmijët dhurojnë për fëmijët
Prishtinë, 19 nëntor - Fëmijët e institucionit parashkollor “Xixëllonjat” në Prishtinë, në kuadër të projektit “Dhuro dhe buzëqesh”, kanë përgatitur bashkë me prindërit e tyre, dhurata për fëmijët pa kujdes prindëror të strehuar në familjet strehuese në Kosovë.
Fëmijët kanë ndarë sot dhuratat përmes Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror - OFAP, e cila punon direkt me fëmijët dhe familjet strehuese.
Aktiviteti i projektit është organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, nga institucioni parashkollor “Xixëllonjat”, në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.