27 Dhjetor 2024

Feith: Të korruptuarit, jashtë pushtetit

Prishtinë, 9 mars - Shefi i ICO-së, Piter Feith ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit është kyçe për të çuar përpara synimin e Kosovës për t'u integruar në BE.

Feith ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se nuk mund t'i afrohet BE-së pa luftuar dhe pa zhdukur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Duke folur në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Reuters", Feith ka theksuar se hetimi mbi korrupsionin duhet të përfshijë edhe pushtetarët.

"Kur flas për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, kjo nënkupton se duhet të ndërmerren hapa serioze, që do të thotë se njerëzit që janë nën hetim për korrupsion të mos jenë pjesë e strukturave shtetërore", ka pohuar Feith.

Zyrtari evropian ka shtuar se Kosova ka nevojë të përmirësojë imazhin e saj dhe për këtë sipas tij është e rëndësishme që të heq qafe personalitetet e korruptuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)