02 Maj 2024

Feith: Qeveria duhet t'i ofroj kushte komunitetit të biznesit

Prishtinë, 10 mars - Shefi i Zyrës ndërkombëtare Civile në Kosovë, Piter Feith ka vlerësuar sot se Qeveria duhet të bëjë më shumë për zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe pjesëtarët e komunitetit të biznesit Fejt ka thënë së ka shume njerëz qe nuk kane vende pune, ka tepër shume njerëz qe jetojnë ne varfëri.

“Mendoj qe një nga forcat kyçe shtytëse qe mund ta zgjidhin këtë situate është komuniteti i biznesit dhe do i bej thirrje qeverise qe t'i marr te gjitha masat qe komunitetit të biznesit t’i ofroj te gjitha kushtet, që të lulëzoj dhe te zhvillohet edhe me tej dhe mund te konfirmoj atë qe thate ju kryetar se për bashkimin evropian bashkimi rajonal  është prioritet”, tha me këtë rast Feith  .

Ai vlerësoi se ky bashkëpunim do te adresohet dhe do te trajtohet si një çështje me prioritet edhe ne dialogun me Serbinë.

“Ne mënyre te veçante ne si bashkim evropian do te punojmë edhe me shume ne liberalizimin  e masave tregtare dhe për vendin e merituar te Kosovës ne mekanizmin e CEFTA-se, ku Kosova ka kryesinë e radhës. Bashkimi Evropian do te beje çmos qe ta ndihmoje Kosovën qe ta përmbush këtë obligim qe e ka dhe qe ajo te gëzoje te gjitha benefitet nga kjo”, tha shefi i ICO-së.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se në Odën ekonomike konsiderojmë vizitën e zotit Pieter Feith si mbështetje të komunitetit të biznesit dhe qasjen tonë strategjike, e cila insiston që ekonomia të shndërrohet në prioritetin e Kosovës.

“Vendi unë sa po ka dal nga një krizë shumë mujore politike. Nga dorëheqja e ish presidentit Sejdiu, në fund të shtatorit, e deri te zgjedhja e institucioneve të reja në pjesën e dytë të shkurtit, të gjitha energjitë dhe pjesën më të madhe të kohës i kemi shpenzuar në skenë politike, ndërkaq ekonomia dhe zhvillimi i saj kanë mbetur në plan të dytë. Kosova nuk është aq e pasur për ti sakrifikuar gati pesë muaj të plota vetëm në garë politike për pushtet dhe duke ja kthyer shpinën ekonomisë”, tha kryetari Gërxhaliu.

Ai theksoi se shteti i Kosovës duhet të filloj ti adresoj seriozisht nevojat dhe brengat e qytetarëve të vetë, e kjo është e mundur në afat të gjatë vetëm me zhvillimin domethënës ekonomik dhe fillimin e procesit të zgjidhjes së problemeve kryesore të shoqërisë kosovare që konsistojnë në papunësi dhe varfëri.

“Një shoqëri nuk mund të bëhet e lumtur nga politika, madje të ishte ajo më e mira në botë. Vendet e suksesshme janë të suksesshme së pari në ekonomi, e pastaj në politikë, diplomaci, kulturë etj. Mund të bëjmë zgjidhje ideale politike, mund të reformojmë kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, mund të fitojmë lojën negociuese me Serbinë në Bruksel, por vendin do ta bëjmë të qëndrueshëm dhe prosperues, ndërsa qytetarët të kënaqur, vetëm nëse e bëjmë këtë vend ekonomikisht të zhvilluar”, tha Gërxhaliu.

Kryetari I Odës tha se Kosovës sërish I duhet ndihma ndërkombëtare, madje e përmasave të njëjta sikur ajo e vitit 1999.

“Na duhet inkurajimi dhe insistimi ndërkombëtarë që ta krijojmë vizionin e shoqërisë ku kriteri kryesor për suksesshmërinë e politikës do të jetë rezultati i saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve të tij, e jo në luftimin e kundërshtarëve politik dhe humbjen e kohës në zëvendësimin e një pushteti të pasuksesshëm me pushtetin tjetër të pasuksesshëm, për derisa Kosova në mënyrë të pandalshme po fundoset në fund të rang listës së vendeve më të pazhvilluara evropiane”, tha kryetari I OEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)