Feith: BQK-ja e pavarur e ndihmon reputacionin e Kosovës
Prishtinë, 13 qershor - Pavarësia e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) është absolutisht qenësore për reputacionin e Kosovës para investitorëve të mundshëm dhe më gjerë para bashkësisë ndërkombëtare, tha ICR-ja Pieter Feith në një takim me Guvernatorin e ri të BQK-së, Gani Gërguri.
Feith e përgëzoi Gërgurin për marrjen e këtij posti dhe e siguroi atë për përkrahjen e ICO-së për pavarësinë e Bankës Qendrore.
Pieter Feith tha: Prioritet i ICO-së është një Bankë Qendrore e Kosovës dhe Bord i pavarur, që funksionon mirë dhe që punon në përputhje me ligjin. Kjo është qenësore për kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Interesat e Kosovës shtrihen në integritetin e Bankës Qendrore, parim ky që duhet mbrojtur fuqishëm.
Kam besim të plotë në përvojën dhe integritetin personal të Z. Gërguri; i uroj shumë sukses si Guvernator i Bankës Qendrore.
Gani Gërguri tha: BQK-ja vazhdon të mbikëqyrë dhe menaxhojë sistemin financiar të Republikës së Kosovës siç përcaktohet me Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.\"
\"Sistemi financiar është i fortë dhe stabil sipas masave dhe standardeve ndërkombëtare. Menaxhmenti i BQK-së do të bëjë gjithçka që është e mundur që stabiliteti i sistemit financiar të mbetet i tillë.