14 Nëntor 2024

Fed ruan të pandryshuar normën e interesit

Washington, 16 qershor - Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) njoftoi të mërkurën ruajtjen e pandryshuar të normës së interesit nga 0.25% deri 0.5%, duke theksuar se do t\'i kushtojë vëmendje indeksit të inflacionit dhe situatës ekonomiko- financiare globale.

Në deklaratën e Fed, pas mbledhjes së rregullt të politikës monetare vihet në dukje se ekonomia amerikane ka shënuar rritje nga muaji prill, por është ngadalësuar punësimi.

Ndonëse vazhdon të ulet përqindja e papunësisë, nuk ka shtim të vendeve të punës, thekson deklarata.

Fed parashikon që ekonomia amerikane do të ruajë rritje të butë, punësimi do të përmirësohet, inflacioni do të rritet në nivelin 2% në një afat të mesëm, ndaj nxit shtimin e normës së interesit në mënyrë progresive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)