09 Nëntor 2024

FED pritet të rritë normën e interesit

New York, 17 gusht - Drejtori i Rezervës Federale të New Yorkut William C. Dudley u shpreh se me përmirësimin e tregut të punës në vend dhe rritjen e shpejtë të të ardhurave, FED po shqyrton rritjen e normës së interesit.

Dudley si anëtar i përhershëm i Bordit Drejtues të FED-it tha në një intervistë se në shtator, gjatë mbledhjes për politikat monetare FED-i mund të vendosë për rritjen e normës së interesit, ndonëse pritshmëria e tregut mbetet e ulët.

Për herë të parë në 10 vitet e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar FED-i nisi rritjen e normës së interesit, si një proces për normalizimin e politikave monetare.

Për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike ,që goditi tregun financiar FED-i ndërpreu rritjen e normës së interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)