15 Nëntor 2024

Fed paralajmëron ngritjen e normës së interesit

Washington, 19 maj - Përmbledhja e takimit të politikave monetare të Bordit të Rezervës Federale të ShBA-së në prill, e publikuar dje, tregon se shumica e zyrtarëve të Fed-it mendojnë që, nëse në 3-mujorin e dytë ekonomia amerikane përtërihet, vijon të përmirësohet tregu i punës dhe inflacioni i afrohet objektivit 2%, atëherë është e përshtatshme ngritja e normës së interesit në qershor.

Një numër i madh zyrtarësh të Fed-it janë shprehur se ngadalësimi i rritjes ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti është i përkohshëm dhe se në tremujorët e ardhshëm rritja ekonomike do të përshpejtohet, dhe njëkohësisht përqindja e inflacionit do të ngrihet në 2%.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Fed-i nisi ngritjen për herë të parë në 10 vjet të normës së interesit, por ngadalësimi i rritjes së ekonomisë globale dhe luhatjet e mëdha në tregun financiarkanë shtuan shqetësimet e Fed-it për perspektivën e ekonomisë amerikane.

Për këtë arsye, në tre takimet e rregullta për politikën monetare sivjet, Fed-i vendosi mosndryshimin e përqindjes së interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)