FED: Norma e interesit do të mbahet në nivelin 0-0.25 për qind
Washington, 3 gusht - Rezerva Federale Amerikane (FED), thotë se ekonomia amerikane është ngadalësuar në gjysmën e parë të vitit, por shton se nuk do të ketë lëvizje të reja monetare për të përkrahur rimëkëmbjen ekonomike.
FED-i shpalli gjithashtu se norma e interesit do të mbahet në nivelin 0-0.25 për qind deri në gjashtëmujorin e dytë të 2014-s.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ekonomia amerikane u ngadalësua në një farë mënyre dhe muaj të fundit, edhe rritja e punësimit u pakësua, ndërsa papunësia ende mbetet në një nivel të lartë.
Megjithëse tregu i pasurive të paluajtshme ka treguar sinjale përmirësimi, gjendje është ende e dobët, thotë FED-i.
Për këto arsye, sipas Rezerva Federale, e mban normën e interesit nga 0 deri në 0.25 për qind.
Ndërkohë, FED-i u shpreh se do t\'i kushtojë vëmendje prirjes së makroekonomisë dhe tregut financiar dhe se do të marrë masa lehtësuese për të siguruar një rritje të fortë dhe përmirësimin e punësimit.