07 Nëntor 2024

FED-i shpalli rritjen e dytë e normës së interesit

Washington, 15 qershor - Rezerva Federale e SHBA-së (FED) shpalli të mërkurën se do të rritë normën e interesit të fondit federal në 1.25% nga 1%. Kjo është rritja e dytë në vitin 2017 dhe përshtatet me perspektivën e tregut.

Pas mbledhjes për çeshtjet monetare, FED-i publikoi një deklaratë ku thuhet se të dhënat pas muajit maj tregojnë që punësimi në SHBA vazhdon të rritet, ndërsa ekonomia amerikane shënoi një rritje të lehtë.

Muajt e fundit, konsumi familjar ka shënuar rritje dhe investimet vazhdojnë të rriten. Ndërkohë, niveli i inflacionit është ulur në më pak se 2%, që është objektivi i FED-it.

FED-i parashikon që sivjet ekonomia amerikane të shënojë rritje me 2.2% dhe niveli i papunësisë të jetë 4.3%. Niveli i inflacionit do të jetë 1.6%.

Krahas këtyre, është parashikuar që deri në fund të këtij viti, norma e interesit do të rritet 1.4%, çka do të thotë që brenda këtij viti, do të ketë një tjetër rritje të normës së interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)