Fed-i ruan të pandryshuar normën e fondeve federale
Washington, 20 qershor - Bordi i anëtarëve i Sistemit të Rezervës Federale të ShBA-së (Fed) shpalli të mërkurën se do të ruajë të pandryshuar normën e fondeve federale në 2.25 % deri 2.5 %, duke thënë se do të marrë masat e duhura për të siguruar zgjerimin e vazhdueshëm të ekonomisë amerikane, përballë shtimit të faktorëve të pasigurt në ekonominë e vendit.
Në një deklaratë të publikuar pas një mbledhjeje të rregullt dyditore për politikën monetare, Fed-i tha se të dhënat duke filluar që nga maji tregojnë se tregu amerikan i punësimit ka ruajtur gjallërinë, veprimtaria ekonomike kanë pasur zgjerim të qëndrueshëm dhe rritja e konsumit familjar ka qenë relativisht e shpejtë në krahasim me muajt e parë të vitit, por rritja e investimeve në kapital themelor ka mbetur e dobët. Gjatë 12 muajve të fundit, inflacioni i përgjithshëm në ShBA ka qenë nën 2%.
Qysh nga dhjetori i vjetshëm, Fed-i e ka ruajtur normën e fondeve federale në 2.25 % - 2.5 %.