06 Nëntor 2024

FED-i ngre normën e interesit për herë të parë këtë vit

Washington,  22 mars - Bordi i Rezervës Federale të ShBA-së njoftoi të mërkurën se do të rrisë normën bazë me 25 pikë në segmentin e interesit ndërmjet 1.5 –1.75%.

Kjo është hera e parë që Rezerva Federale ngre normën e interesit për këtë vit dhe kjo përputhet me pritshmërinë e tregut.

Sipas deklaratës nga FED-i pas takimit të rregullt mbi politikën monetare, në muajt e fundit, perspektiva e ekonomisë amerikane është përmirësuar dhe rritja e mëtejshme e normës së interesit të FED-it do të ndihmojë në rritje të lehtë të ekonomisë dhe stabilizimin e tregut të punës.

Në dhjetorin e vitit 2015, FED-i nisi ciklin e rritjes së normave të interesit dhe deri tani, ka rritur gjashtë herë normat e interesit. Në tetorin e vitit të kalur, FED-i filloi të pakësojë bilancin e saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)