Fed-i do të ruajë politikën e lirshme monetare
Washington, 1 gusht - Rezerva Federale amerikane (Fed) shpall se do të ruajë politikën e lirshme monetare për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin.
Në një deklaratë të vetën të mërkurën, Fed-i u shpreh se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ekonomia amerikane ka pasur një rritje të ngadaltë dhe gjatë disa muajve të fundit tregtu i punës është përmirësuar më tej, por papunësia është ende e madhe.
Shpenzimet e konsumatorit dhe investimet në kapitale fikse të biznesit janë rritur dhe tregu i pasurive të patundshme po rigjallërohet, por politika fiskale pengon rritjen ekonomike.
Aktualisht niveli i inflacionit është më i ulët se objektivi afatgjatë i Fed-it dhe parashikohet që për një periudhë afatgjatë inflacioni në ShBA të jetë në nivele të qëndrueshme.
Fed-i është i mendimit se në të ardhmen rritja ekonomike e ShBA-së do të përshpejtohet, prandaj papunësia do të ulet në nivele të arsyeshme. Në deklaratën e vet Fed-i ritheksoi gjithashtu se politika e lirshme monetare duhet të vazhdojë për një kohë të gjatë.