06 Maj 2024

FED do të gjallëroj ekonominë e SHBA-së

Washington, 15 shtator - Banka Qendrore e Amerikës, FED do të gjallëroj ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas një mbledhjeje që zgjati dy ditë një prononcim në lidhje me çështjen erdhi nga FED-i.

Me qëllim të gjallërimit të ekonomisë së dobësuar amerikane dhe të uljes së nivelit të lartë të papunësisë, Banka Qendrore amerikane çdo muaj do të blejë obligacione në vlerë prej 40 miliardë dollarëve. Sipas deklaratës së bërë nga FED kjo gjendje do të vazhdoj deri sa të shënohet progres.

Ndërkohë që u ulë parashikimi për rritjen e ekonomisë amerikane në vitin 2012, FED deklaroi se janë optimist për vitin e ardhshëm.

Parashikimin për rritje prej 2,4% për këtë vit FED e uli në 2%.

Ndërkaq FED rriti parashikimin për dy vitet e ardhshme. Sipas kësaj rritja e ekonomisë amerikane në vitin 2013 do të jetë 3%, ndërsa në vitin 2014 pritet të jetë rreth 3,8%.

Sipas FED-it niveli i papunësisë në SHBA këtë vit nuk do të ulet nën 8%. Parashikohet që në vitin e ardhshëm ky nivel të jetë 7,6% ndërsa në vitin 2014 6,7%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)