Faza e parë e uljes së taksave në Gjermani në 2012
Berlin, 23 qershor - Koalicioni qeveritar gjerman nga bashkimi CDU/CSU dhe FDP sipas njoftimeve të korrespondentëve mendon që fazën e parë të lehtësimit të taksave në Gjermani ta bëjë në filim të vitit të ardhshëm.
Faza e dytë dhe më e madhja do të vazhdojë në fillim të vitit zgjedhor 2013, shkruan gazeta \"Bild\".
Kabineti do të miratojë para pushimeve parlamentare të verës ulje taksash në vlerë të përgjithshme prej dhjetë miliardë euro, njoftoi agjencia e lajmeve, dpa nga Berlini.
Por në lande ka rezistencë kundër një plani të tillë në këtë kohë, madje edhe nga kryeministrat e CDU-së.
Së pari nga ky hap do të përfitonin grupet me të ardhura të ulta dhe të mesme. Politikanë të SPD dhe \'Të Majtët\' folën për \"një dhuratë\" të kancelares Angela Merkel për të shpëtuar FDP-në.