Fatmir Gashi, zëvendësguvernator i BQK-së
Prishtinë, 1 gusht - Fatmir Gashi është zgjedhur zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e shtatëdhjetekatër të mbajtur më 1 gusht 2013 ka marrë vendim ta emërojë Fatmir Gashin për zëvendësguvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, është bërë me dije në një njoftim të BQK-së.