FAO kërkon një fond prej 121 milionë dollarë për Sirinë
Romë, 31 mars - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka kërkuar të hënën një fond prej 121 milionë dollarësh amerikanë për lehtësimin e pasigurisë ushqimore në Siri, një ditë përpara një takimi të madh donatorësh për vendin e shkatërruar nga lufta.
Financimi nevojitet urgjentisht për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë ushqimore, ndikuar nga kriza siriane, tha zëdhënësi Farhan Haq.
Apeli erdhi pasi Konferenca e Tretë Ndërkombëtare Humanitare për Sirinë do të nisë të martën në Kuvajt, ku OKB-ja synon të mbledhë një fond prej 8.4 miliardë dollarësh.
Haq shtoi se që prej shpërthimit të luftës civile në vitin 2011, është regjistruar një rënie rreth 50 për qind e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në vend.