FAO: Jemeni kërcënohet nga uria dhe vdekja
Sana, 14 maj - Agjencia e OKB për ushqimin dhe bujqësinë sot dha alarmin për situatën e rëndë humanitare në Jemen dhe deklaroi se shumica e popullit jemenas kërcënohet nga uria dhe vdekja.
FAO njoftoi se 90 % e lëndëve ushqimore për popullin jemenas importohet nga jashtë, shtoi se me fillimin e sulmeve saudite kundër Jemenit, importi i produkteve ushqimore dhe drithit në këtë vend është ndërprerë dhe aktualisht shumica e jemenasve vuajnë nga uria, ndërsa ndihmat e mbledhura nga OKB janë krejtësisht të pamjaftueshme.