16 Nëntor 2024

Fantinel: Aziz Tafaj dhe Migoto i QMI mashtrojnë hapur

Prishtinë, 1 qershor - Investitori italian, Gianfrano Fantinel, që mezi u kthye në ndërmarrje pas 7 vjetësh dëbim, tha se Aziz Tafaj dhe italiani Migoto, nuk kanë kryer investime dhe kanë shkatërruar qindra hektarë vreshta.

Njoftimi i plote i pronarit te 70 perqind te aksioneve te Agro Kosova Holding, Gianfranko Fantinel.

Azif Tafaj dhe Migoto i QMI-së të paraqesin transakcionet e investimeve

Perfaqesusi i QMI-së, Aziz Tafaj, ka thirur konferencë për media në emër të italianit Roberto Migoto, të cilin është duke tentuar ta prezentojë si pronarin real të QMI-së dhe përplasjet për `AgroKosova Holding`, po synon ti paraqesë në publik si një luftë mes dy investitorëve italianë, ndërkohë që e vërteta është ndryshe.

Për shkak të shumë mashtrimeve, veprave të ndryshme penale, për të cilat Aziz Tafaj është arrestuar disa herë dhe është duke u hetuar, ai ka nxjerrë në skenë italianin Roberto Miggoto, të cilit në mënyrë fiktive i\'a ka shitur dhe bartur edhe QMI-në, për 1 mijë euro.

A mendoni të nderur media se QMI ka vlerë 1 mijë euro?? Cila është arsyeja e kalimit të QMI në emër të italianit Roberto Migoto, të cilin në itali askush nuk e njef si investitorë, përkundrazi.

Pasi e ka kaluar QMI-në si pronën të tij, pas transakcionit të shitjes prej 1 mijë euro, tani ai pretendon se është pronari i QMI-së dhe përmes kësaj edhe aksionarë në AgroKosova Holding.

Tafaj dhe Roberto Migoto, pretendojnë se kanë investuar miliona euro në ish Ndërmarrjen Bujqësore Suhareka, tani Agro Kosova Holding, por Ne sfidojmë ata që të paraqesin para autoriteteve dhe para mediave, transakcionet bankare të investimeve që ata pretendojnë se kanë kryer.

Jemi të sigurtë se nuk do të paraqesin asnjë transakcion, sepse jo që nuk kanë investuar në ndërmarrje, por e kanë zhvatur atë duke e cuar buzë shkatërrimit, duke e zhvatur pamëshirë.

Gjendja ne terren dëshmon të kundërtën. Investimet kanë qenë vetëm mashtrime nëpërmjet kompensimeve me tokë, mashtrime që nuk janë pranuar edhe nga auditorët, pasi gjendja në terren dëshmon të kundërtën.

Nga mbi 600 hektarë vreshta që ishin në kohën kur u privatizu ndërmarrja në 2007, tani janë vetem 200 hektarë aktive. Tjerat janë shkatërruar pothuajse plotësisht dhe për këtë janë dëshmitarë të gjithë qytetarët e Suharekës. Si mund të vazhdojnë të mashtrojnë Azis Tafaj dhe Robero Migoto??

Ne ju ftojmë të gjitha mediave të vini dhe ta shifni me sy dhe kamera shkatërrimin që kanë bërë këtë dy mashtrues.
Aziz Tafaj, vetëm në vitete e fundit ka kryer vepra të rënda penale, në emër të AgroKosova Holding. Rreth 630 mijë euro, para të buxheti të Kosovës, i ka marrë në emër të shpronësimeve për kalimin e autostradës nëpër vreshtat e Agro Kosova dhe të njejtat nuk i ka kaluar nëpër xhirollogaritë e kompanisë, por në kontot e QMI’se.

Gjithashtu, ka përfituar qindra mijra euro në emër të subvencioneve për vreshta që nuk ekzistojnë, duke dëmtuar rëndë taksapaguesit dhe buxhetin e Kosovës. Ne ftojmë mediat të vinë në Suharekë dhe të shohin realisht se sa hektarë vreshta janë dëmtuar dhe sa kanë arritur të mbijetojnë prej shkatërrimit disa vjecarë që i ka bërë Aziz Tafaj me kompani.

Për të ju sqaruar në mënyrë kronologjike se si është shkatërruar AgroKosova Holding, po ju japim një pasqyrë të shkurtër të ngjarjeve, të cilën jemi në gjendje ta dokumentojmë në mënyrë reale dhe me dokumentacion.

NBI “SUHAREKA” E PRIVATIZUAR NGA:
G.V.F (GRUPPO VINICOLO FANTINEL) – 70%
Q.M.I (Qendra e Mobilieve Italiane) – 30%

Z. Roberto MIGGOTO nuk është akcionar në Agrokosova Holding dhe nuk ka investur asgjë

Gruppo Vinicolo Fantinel që nga fillimi ka hasë në probleme me partnerin e vet QMI deri sa ka ardhë tek dëbimi I tij nga ndërmarrja dhe për 7 vjet nuk është lejuar të hyjë brenda.

Në vitin 2007, përfaqesuesit e QMI-së fallsifikojnë statutin e Agrokosova Holding, duke falcifikuar nënshkrimin e z. Gianfranco Fantinel dhe me të njejtin statut operojnë në mënyre ilegale deri ne vendimin dhe përmbarimin e vendimit të gjykatës

Për këtë është inicuar rast në prokurorinë speciale të Prizrenit dhe i njejti është ende në procedurë gjyqësore
Raporti I forenzikës me të cilën vërtetohet falsifikimi I nënshkrimit

Përfaqësusit e QMI në mungesë të autorizimeve ligjore për të operuar në emër të Agrokosovës hapin llogari bankare jo ligjore si nënllogari e llogarisë bankare të QMI’se dhe te gjitha transakcionet për dhe në emër të Agrokosovës i realizojnë përmes kësaj llogarie joligjore

Për këtë, Prokuroria e shtetit ka hap rast penal dhe është në process

Në pamundësi të ushtrimit të qeverisjes dhe menaxhimit të ndërmarrjes për shkak të dëbimit fizik dhe me dhune të GVF, QMI përmes veprimeve joligjore dhe kriminale, përmes fallsifikimeve të ndryshme, ka arrit të vëje në lajthitje të gjitha organet dhe institucionet shtetërore të Kosovës, duke u prezentuar si pronare e Agrokosoves dhe gjatë kësaj kohe ka tjetersuar mjete financiare të cilat në të vertete janë të Agrokosove Holding

QMI ne vitin 2013 ka pranuar pagesat nga Ministria e Ambientit gjegjësisht Ministria e Financave të Kosoves në emër të shpronësimit të tokave të Agrokosoves për qëllim të ndërtimit të autostradës “Ibrahim Rugova” ne vlere prej 630.000 EUR, para keto qe është dashur te derdhen ne xhirollogarine e Agrokosoves e jo ne xhirollogari tjetër.

Per kete, Prokuroria e shtetit ka hap rast penal dhe eshte ne process

GVF (GRUPPO VINICOLO FANTINEL) arrine te hyje ne ndermarrjen e privatizuar vetem pas 7 viteve permes vendimeve gjyqesore kur Gjykata themelore ne Prishtines e me vone edhe Gjykata e Apelit me vertetimin e aktvendimit te gjykates themelore e obligon QMI ti lejon casjen GVF ne ceverisjen dhe menagjimin e ndermarrjes sipas statutit, marreveshjeve, ligjit dhe rregullave tjera te menagjimit te shoqerive tregtare.

Sipas ligjit te shoqerive tregtare shoqeria me pergjegjesi te kufizuar (shpk) qeveriset dhe udhehiqet me shumicen e thjeshte te votave – 50 % ku GVF disponon me 70% te votave. Numri I votave drejtperdrejte reflekton numrin e akcioneve ne ndermarrje.
Vendimi I Gjykates themelore te Prishtines
Vendimi I Gjykates se Apelit

Vendimi mbi permbarimin (ekzekutimin) e vendimit te Gjykates se Apelit
Procesi/Raporti I permbarimit te vendimit gjyqesor
Ankesa dhe refuzimi I ankeses nga Gjykata themelore e Suharekes
Ankesa dhe refuzimi ankeses nga Gjykata e Apelit

Pretendohet ne investimet e kryera nga ana e QMI’se se kinse keto investime arrijne shifrat deri ne 12 Miliion. Sipas raportit te fundit te auditorit te angazhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shihet se disa prej ketyre investimeve kane qene fiktive dhe si të tilla të paparanueshme

Qe nga Tetori i vitit 2014 deri me tani Gruppo Vinicolo Fantinel ne forme te paisjeve bujqesore dhe investimeve tjera ne vreshtat e Agrokosoves ka investuar mbi 3.000.000 EUR.

Raporti i Auditimit duke perfshire periudhen prej privatizimit deri ne dhjetor te vitit 2014

Investimet e pretenduara nga QMI ose janë të papaguara ose i janë ngarkuar AgroKosovës, gjegjesisht të gjitha këto investime janë kryer nga pasuria e përbashket e te dy akcionareve respektivisht pasuria e Agrokosoves dhe per të njejtat Agrokosova ka obligim pagese në të ardhmen.
E gjithe qështja e investimeve të pretenduara është në shqyrtim gjyqesor dhe procesi gjyqesor ështe në vijim e siper.

Duke mos u leshuar ne te gjitha malverzimet dhe veprimet joligjore e në të shumten e rasteve kriminale të perfaqesusve të QMI-së gjatë periudhës 2007 – 2014 sepse të gjitha keto janë ne procese gjyqore, dëshirojme të potencojme edhe këtë se me rastin e privatizimit të NBI Suhareka, për mbi 600 ha kanë qenë vreshta aktive që kanë dhëne rendiment – sot janë vetëm 200 hektarë.

Në attach keni dokumentat e vendimeve të GJykatës themelore te Prishtines dhe Gjykates dhe përmbarimin e ligjshëm, i cli megjithse është atakuar dy herë ligjërisht, është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)