Falja e borxheve, e dëmshme dhe e dobishme
Prishtinë, 15 qershor - Falja e borxheve nga ana e Qeverisë së Kosovës në shumën prej 680 milionë eurosh është konsideruar nga njohës të ekonomisë si mënyrë jo e duhur për rritjen ekonomike dhe mënyrë destimuluese për ata që i kanë bërë pagesat në mënyrë të rregullt, duke i përjashtuar rastet me asistencë sociale.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë për gazetën Epoka e re se falja e borxheve është një praktikë që shumë shtete në tranzicion e kanë kaluar dhe aplikuar dhe kjo, sipas tij, ka ndikuar pozitivisht në rritjen e performancave për mbledhjen e TVSH-së në rastet kur borxhet janë shpallur pothuajse të humbura. Sipas Shahinit, nuk është dashur që borxhet të kushtëzohen për arsye se janë më të vjetra se gjashtë vjet.
Nuk është dashur të ndodhë kushtëzimi, por është dashur që ato borxhe të fshihen me vendim politik deri më 31 dhjetor 2008, kurse borxheve të tjera nga viti 2009 e këndej është dashur tu falën ndëshkimet, sepse janë shumë të larta, ka thënë Shahini, duke shtuar se shtetet e tjera si kanë praktikuar këto forma.
Falja e borxheve do të diskutohet në parlament. Besoj se deputetët do ta kthejnë mbrapa duke hequr kushtëzimet dhe duke ua mundësuar qytetarëve ti paguajnë më lehtë. Kështu shteti nuk do ti ketë në databazë borxhet e këqija, por do të fillojë nga zeroja gjithçka, ka deklaruar Shahini.
Ndërkaq sa i përket mundësisë së inkasimit të borxheve nga ana e Qeverisë së Kosovës, ai ka thënë se ka mundësi të inkasimit të këtyre borxheve.
\"Nëse mbetet kushtëzimi që të falen borxhet deri në vitin 2008 dhe të paguhen ato nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor 2014, atëherë shumë qytetarë smund ta gëzojnë këtë të drejtë, njëkohësisht edhe qeveria nuk do të mund tia arrijë qëllimit të vet, është shprehur ai.
Meha: Falja e borxheve, amnisti e atyre që sduan tu bindën institucioneve
Njohësi i çështjeve ekonomike, Xhevat Meha, faljen e borxheve prej 680 milionë eurosh nga ana e Qeverisë së Kosovës e ka konsideruar si mënyrë jo të duhur dhe stimuluese për shmangie të obligimeve nga ana e individëve dhe bizneseve që kanë qenë pagues të rregullt deri më tani.
Falja e borxheve në kushte normale nuk duhet të ndodhë. Duhet të ndodhë maksimumi falja e ndëshkimeve për vonesa, ka thënë a
i. Sipas Mehës, Qeveria faljen e borxheve e ka bërë për ti amnistuar individët që sduan tu bindën institucioneve vendore. Është fjala për individët e pjesës veriore ose të komunitetit serb që nuk u bindën institucioneve të Kosovës e, po ashtu, edhe individë të caktuar shqiptarë. Falja e këtyre borxheve është i njëjtë sikur Ligji për faljen e veprave penale, i cili i ka amnistuar njerëzit që siu kanë bindur institucioneve vendore dhe vetë pushtetarët pranë tyre.
Tash ka mbetur pjesa e detyrimeve ndaj shtetit dhe këtu karshi gjithë të tjerëve do të përfitojnë edhe pushtetarët dhe rrethi i njerëzve të tyre, ka thënë Meha. I pyetur nëse do të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve kjo falje e borxheve, ai është përgjigjur se nuk do të ndikojë në rritjen që po e pretendon kryeministri për mbledhjen e tatimeve, por do ti stimulojë qytetarët për mospagesa.
Shatri: Falja e borxheve u ndihmon personave që skanë pasur ndershmëri ndaj shtetit
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se për individët privatë falja e borxheve mund të jetë e dobishme, pasi i çliron nga një ngarkesë. Mirëpo në aspektin e përgjithshëm, sipas tij, falja e borxheve kryesisht u ndihmon personave që nuk kanë pasur ndershmëri ndaj shtetit.
Para vitit 1998 kush nuk i ka pagur obligimet ndaj shtetit e ka konsideruar veten njëfarë patrioti pasi po i shmangej pagesës ndaj shtetit okupues dhe po e dëmtonte bazën materiale për atë shtet. Tani këta që nuk kanë paguar obligime, me përjashtim të rasteve sociale, sjanë patriotë, këta janë manipulantë dhe mashtrues, ka thënë Shatri.
Ai ka thënë se nuk është dashur të amnistohen të gjithë, por të paktën është dashur tu bëhen publikë emrat të gjithë borxhlinjve.
Është dashur tu publikohen emrat në mënyrë që opinioni ta dinte se këta njerëz po zhvillojnë biznes, jetojnë në lukse dhe po e plaçkitin shtetin. Për mua kjo nuk është mënyra më e duhur, gjithnjë duke pasur në konsideratë rastet sociale.
Ai që zhvillon biznes, jeton në luks dhe shteti atij ia falë tatimin, unë se kuptoj se çfarë qëllimi ka këtu. Këtu po amnistohen njerëzit që nuk kanë ndjenjë ndaj shtetit të vet që e kanë shkelur ligjin. Kur ka qenë Serbia të njëjtit kanë pritur në rresht për ti paguar obligimet e tash, kur u bë shteti i tyre, ata e kanë rrënuar atë, është shprehur Shatri.
(Albulena S. Mavraj)