Falja e borxheve dekurajon paguesit e rregullt
Prishtinë, 29 maj - Kur qytetarët e rregullt në pagesa të detyrimeve shohin se të tjerët, që nuk paguajnë po amnistohen, sigurisht se edhe ata do të ngurrojnë që në të ardhmen të paguajnë siç kanë paguar, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë
Zyrtarët e Zyrës për Informim të MF-së së njoftuan se Ligji për faljen e borxheve pritet që të miratohet së shpejti nga Qeveria dhe në momentin e miratimit të tij do të mësohet se kush do të përfitojnë nga këto falje.
Ndërkohë analistët e ekonomisë dhe njohësit e kësaj fushe janë të mendimit se vendimi për falen e borxheve është një qasje shumë e gabuar e Qeverisë. Sipas tyre, falja e borxheve krijon ndjenjën e pabarazisë në komunitet.
Financieri Xhevat Meha tha se Qeveria me këtë vendim më tepër e ka prishur procesin e pagesës së borxheve se sa që e ka ndihmuar. \"Nuk ka diku në botë që falet borxhi kryesor\", tha ai.
/Kosova Sot/