Falimenton Banka Anglo-irlandeze
Dublin, 6 shtator - Komisioni Evropian dëshiron ta mbyllë Bankën e privatizuar Anglo-Irlandeze (ANGIB.UL), derisa menaxhmenti i bankës lufton që ajo të mbetet e hapur, deklaroi në intervistën për gazetën Sandej biznis post drejtori ekzekutiv i bankës, Majk Ajnsli.
Komisioni Evropian shprehet: kjo bankë ka humbur 25 miliardë euro dhe nuk meriton të mbijetojë dhe kanë të drejtë. Por, kjo nuk është për shkak të sistemit jofunksional bankar të cilin e kemi, shprehet Ajnsli.
Investitorët konsiderojnë se shpenzimet e mëdha për shpëtimin e Bankës Anglo-Irlandeze dhe pasiguria lidhur me fatin e saj e bën bankën kërcënim kulmor për rejtingun kreditore të Irlandës dhe me pikë të re problematike për Eurozonën pas Greqisë.