Falimentojnë tri banka të tjera në SHBA
Georgia, 14 nëntor - Në SHBA kanë falimentuar gjatë këtij viti gjithsej 146 banka. Fondi shtetëror për sigurimin e depozitave mbylli dy institute kredie në shtetin federal Georgia dhe një bankë në Arizona.
Autoritetet amerikane të mbikqyrjes presin që vala e falimentimeve në sektorin bankar, si pasojë e krizës ekonomiko-financiare, të arrijë këtë vit pikën kulmore.
Institutet e vogla të kredisë vazhdojnë të jenë në gjendje të vështirë financiare, për shkak të kredive të këqija, bënë të ditur autoritetet mbikqyrëse.
Në vitin 2009 në SHBA u rregjistruan 140 banka të falimentuara.