Falimentojnë 4 banka amerikane
Washington, 11 qershor - Me përkeqësimin e krizës ekonomike në SHBA, u mbyllën 4 banka të tjera në këtë vend.
Kompania federale e sigurimit të depozitimeve financiare i shpalli të falimentuara 4 banka në shtetet e Kalifornisë së jugut dhe të veriut, Ilinois dhe Oklahoma.
Në këtë mënyrë numri i bankave amerikane të falimentuara që prej fillimit të vitit 2012 ka arritur në 28 banka.
Sipas Kompanisë federale e sigurimit të depozitimeve financiare parashikohet që 60 banka amerikane të falimentojnë deri në fund të këtij viti.
Në vitin 2011 falimentuan 92 banka amerikane.