05 Maj 2024

Falimentojnë 2272 kompani spanjolle

Madrid, 7 gusht - Ekonomia spanjolle vazhdon të jetë e rënduar. Në tre mujorin e dytë në këtë vend rezultojnë të kenë falimentuar 2272 kompani private, thuhet në një njoftim të agjencisë informative Shinhua.

Sipas kësaj agjencie qeveria spanjolle ka paraqitur një pako kursimi në vlerë prej 102.1 miliardë eurosh për tre vjet, ndërsa po përpiqet të rikthejë besimin në financat e sektorit publik.

Madridi zyrtar i ka dorëzuar Komisionit Evropian një përmbledhje të shkurtimeve të shpenzimeve si dhe rritjen e të ardhurave në vitin 2014.

Kursimet do të shpëtojnë 13.1 miliardë euro këtë vit, 39 miliardë euro në vitin 2013 dhe 50. 1 miliardë euro në vitin 2014.

Në deklaratë e qeverisë spanjolle gjithashtu thuhet se ekonomia e Spanjës do të rritet me një normë prej 1.2 për qind në vitin 2014, kohë kjo kur edhe pritet të fillojë hapja e vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)