Falimentimi i Greqisë do të kishte pasoja të paparashikueshme
Bruksel, 11 tetor - Pasoja të paparashikuara do të kishte një falimentim i Greqisë, i cili do të shkaktonte dhe një përhapje të krizës, deklaroi Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, në gazetën gjermane Bild.
Është diçka krejtësisht e re për ne dhe diskutojmë për zgjidhje që nuk janë provuar me të vërtetë më parë, tha Barroso në mënyrë karakteristike, duke iu referuar mundësisë për falimentimin e një vendi të Eurozonës.
Megjithatë ai ka theksuar se ΒΕ-ja është e bindur se një falimentim grek nuk do të ishte më i lirë për personat e implikuar se sa planet aktuale të shpëtimit.