19 Nëntor 2024

Fajdetë e institucioneve mikrofinanciare

Prishtinë, 21 tetor - Norma e interesit për kredi nëpër Institucionet Mikrofinanciare në vend gjatë këtij viti është ngritur gati për tre për qind krahasuar me vitin që lamë pas.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) norma e interesit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012 ishte 22 për qind, e ndërkaq gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka arritur në 25 për qind.

Kjo situatë sipas ekspertëve të ekonomisë nuk dallon nga tregu i zi, pra nga ai i fajdegjinjtë në Kosovë operojnë 14 institucione mikrofinanciare, me mbi 110 degë.

Aktiviteti i tyre është dhënia e kredive dhe ofrimi i një numri të kufizuar të shërbimeve financiare për mikro dhe subjektet e vogla juridike.

Dallimi me normat e interesit me bankat komerciale në Kosovë është kryesisht tek ideja që këto institucione mikrofinanciare japin kredi në shuma më të ulëta se bankat dhe për një kohë më të shkurtër.

 sipas të dhënave të BQK, asetet e këtyre institucioneve mikrofinanciare kanë shënuar vlerën prej 113 milion euro në qershor të këtij viti, që paraqet rënie vjetore prej 6.1 për qind. Kjo ka ndodhur për shkak se ka pasur rënie të aktivitetit kreditor.

Gjithsej kreditë e lëshuara nga Institucionet Mikrofinanciare arritën vlerën prej 74.3 milionë euro në qershor 2013, me një rënie vjetore prej 10.1 për qind.

Ndërkaq, profiti rezulton të jetë negativ prej 0.6 milion euro në tremujorin e dytë të këtij viti.


/Zër/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)