Fahri Gashi emërohet U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës
Prishtinë, 10 tetor - Me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Fahri Gashi.
Gashi do të mbajë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm sipas Kodit të Doganor.
Ushtruesi i detyrës është oficer karriere me përvojë mbi 15 vite në Doganën e Kosovës ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, derisa para emërimit ishte udhëheqës rajonal i drejtorisë së regjionit të Podujevës.