23 Dhjetor 2024

Fabrika “ Floil” në Gjilan ka në stoqe rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar

Gjilan, 10 mars - Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizituan sot fabrikën “ Floil” në Gjilan, ku panë nga afër dhe u njoftuan  nga pronari i kësaj kompanie, Berat Mustafa, për punën që bën kjo kompani, procesin e prodhimit të vajit ushqimor dhe ambientin ku prodhohet ai.

Pas vizitës që i bëri kompanisë, kryeministri Kurti tha se kjo është rafineria e vetme e përpunimit të vajit që e kemi në vendin tonë dhe me këtë rast u njoftuam që në stoqe i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftojë për rreth 1 muaj për konsumin që ekziston në Republikën e Kosovës.

“Është lajm për gjithë qytetarët e Republikës, se tashmë kemi vaj të papërpunuar që do të përpunohet dhe do të mjaftojë për konsumin rreth një muaj. Ndërkohë, gjatë këtij muaji ne do të angazhohemi si Qeveri e Republikës së Kosovës, që të gjejmë burime të lëndës së parë të vajit të papërpunuar në shtete mike, partnere, aleatët tanë, ashtu që në Kosovë të vijë vaji i papërpunuar, që mund të përpunohet dhe në këtë mënyrë të mos ketë mungesa në vendin tonë”, u shpreh ai.

Më tej, kryeministri Kurti tha se është e vërtetë që për shkak të luftës në Ukrainë, agresionit dhe invazionit rus, kemi ngritje të çmimit të vajit të papërpunuar në bursat ndërkombëtare, që po i afrohet nivelit prej 3000 dollarë për një ton të vajit të papërpunuar.

Megjithatë, ai tha se aktualisht, kërkesa është artificialisht shumë më e lartë se sa konsumi dhe se nuk është as për së afërmi duke u konsumuar ajo që po paraqitet si kërkesë e që po bëhet si shitje.

Kompania “Floil” prodhon vajin e vetëm vendor në industrinë e ushqimit “FLOIL”, cilësia e së cilës është verifikuar nga ekspertët italian për kualitetin e tij dhe që i plotëson standardet ndërkombëtare të ushqimit IFS. Po ashtu, kjo kompani ka të mbjellë afër 40 hektarë sipërfaqe me lulediell, kulturë kjo e cila me vendimin e qeverisë do të përkrahet me 36 për qind, për vitin 2022.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)