Fabrika e ujit në Shkabaj e nevojshme
Prishtinë, 17 nëntor - Sot zëvendës ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës Gani Koci si dhe Bordi i Drejtorëve të KURPrishtina bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv Gjelosh Vataj si dhe menaxhmentin përcjellës të kësaj kompanie, vizituan vendin ku janë duke u kryer punimet e Fabrikës Shkabaj në Shkabaj.
Qëllimi i vizitës së sotme ishte njohja më për së afërmi me ecurinë e punimeve që po bëhen në këtë Fabrikë.
Vizitat u fokusuan në dy lokacione: në vendin ku po ndërtohet Fabrika në Shkabaj-Shkabaj si dhe Stacionin e Pompave në rrugën Kastriot-Muzakaj ( Obiliq-Miloshevë).
Në këtë vizitë të pranishëm ishin edhe gazetarë të medieve elektronike dhe të shkruara, me të njejtin qëllim që të shohin se deri ku kanë shkuar punimet e fabrikës së përpunimit të ujit Shkabaj, fabrikë kjo, që pas përfundimit të punimeve ndërtimore, do u sigurojë qytetarëve ujë 24 h pa ndërprerë.
Po ashtu prezent ishin edhe përfaqësues të kompanisë STRABAG dhe Konsulenca Prishtina III.
Zëvendës ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik z. Gani Koci: Ky projekt është aq i nevojshëm për Prishtinën dhe rrethinën, dhe gjithçka që pamë sot këtu tregon se është punuar mjaft, dhe poashtu përgjatë bisedave që patëm me punëkryesit dhe konsulencën u dëshmua që punimet po shkojnë mire dhe me dinamikë të madhe.
Njëkohësisht dua të përgëzojë edhe Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Prishtina z. Gjelosh për punën e shkëlqyer që e ka bërë deri më tash dhe ne u japim mbështetjen e plotë të gjithë akterëve që janë të përfshirë në këtë projekt kaq madhorë për vendin dhe qytetarët e saj.
I përshëndes dhe i falenderoj shumë donatorët dhe u them që nga këtu, se puna do të kryhet mbi bazë të projekcioneve dhe dinamikave të parapara, dhe sipas asaj që unë kam njohuri do të përfundojë në shtator-tetor 2016, por me këtë dinamikë të punimeve mund të ndodhë që punimet të përfundojnë edhe më herët.
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KURPrishtina Amir Gashi:Jemi sot këtu që të shohim më afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e fabrikës së përpunimit të ujit në Shkabaj si dhe stacionin e pompimit këtu në Milloshevë.
Jemi këtu për të mbështetur menaxhmentin e kompanisë për të arritur synimet e kompanisë në bazë të planit të zhvillimit që punët të ecin siç janë paraparë me planin e zhvillimit.
Jemi të përkushtuar që proceset e projekteve të vazhdojnë sipas planit të zhvillimit
Kryeshefi Ekzekutiv i KURPrishtina sh.a. z. Gjelosh Vataj: Fillimisht falenderoj z. Gani Koci për pjesëmarrjen me ne , poashtu edhe Bordin e Ujësjellësit nga kryesuesi e të tjerët.
U garantoj të gjithë qytetarët, të gjithë konsumatorët tanë, se punimet janë duke vazhduar bazuar në dinamikën e planifikuar dhe është shumë e rëndësishme se shtatori 2016 do t na gjejë me fabrikë të përfunduar , dhe nuk kanë nevojë të brengosen sepse ditëve të fundit kemi pa disa spekulime në medie, po prapë ju garantoj që fabrika do të përfundojë në shtator 2016, bazuar edhe në bisedat tona që i patëm më herët me firmën që i mbikqyrë punimet, dhe jam shumë i bindur që shtatori 2016 do tjetë shtatori ku qytetarët e Prishtinës do tkenë ujë 24 h pandërprerë
Ua kujtojmë edhe njëherë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit se, Kompania Ujësjellësi Rajonal Prishtina-sh.a më datë 21 nëntor 2014 ka vënë zyrtarish Gurëthemelin e Fazës së III-të të investimeve për Fabrikën e përpunimit të ujit SHKABAJ.
Faza e III-të përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milion euro, si projekt i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Evropian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), Qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Kompania Ujësjellësi RajonalPrishtina-SH.A.
Kompania STRABAG ka filluar punimet dhe sipas planit dinamik janë duke shkuar mjaft mirë dhe me kohë.