Evropianët shqetësohen për ekonominë e brezit të ardhshëm
Berlin, 15 qershor - Siç njofton revista gjermane Spiegel, vazhdimi i krizës ekonomike në Evropë e ka rritur shqetësimin e evropianëve mbi gjendjen ekonomike të brezit të ardhshëm.
Sipas sondazheve, më të shqetësuarit janë spanjollët dhe grekët të cilët janë pesimistë për të ardhmen ekonomike të fëmijëve të tyre.
Më optimistë për të ardhmen janë gjermanët ekonomia e të cilëve nuk është dëmtuar seriozisht nga kriza në Eurozonë.
Shumica e njerëzve në vendet e prekura nga kriza e sidomos grekët, bëjnë fajtore qeveritë e tyre për krizën që po kalojnë këto vende.
100 % e grekëve të anketuar bënë fajtore qeverinë për krizën që po kalon ky vend i cili ndodhet në prag të falimentimit.
Kriza ekonomike dhe financiare në Eurozonë ka shqetësuar seriozisht krerët e lartë të BE, madje edhe SHBA dhe të vendeve të Azisë lindore.