03 Maj 2024

Evropia ndërmerr masa për ndalimin e rënieve në bursa

Bruksel, 12 gusht - Shumë vende evropiane duan që pas turbulencave të fundit në bursa të ndalojnë blerjen e letrave spekulative me vlerë.

Autoriteti i BE-së për mbikqyrjen e bursave kumtoi në Bruksel se shitje e të ashtuquajturave aksioneve boshe është regjistruar në Greqi, Francë, Itali, Spanjë dhe Belgjikë.

Shitblerja e letrave të tilla në Gjermani është ndaluar para një viti. Në transaksione të këtilla spekulantët vëjnë baste për rënien e vlerave të bursës, euros apo vlerave të tjera.

Me qëllim qetësimin e bursave, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja Angela Merkel do të mbajnë të martën një takim të posaçëm.

Pas shumë ditë rëniesh të jashtëzakonshme, bursat dje në Evropë dhe SHBA kanë shunuar rritje prej më shumë se 3 %.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)