Evropës i kërcënohet recesioni i dytë
Dublin, 25 gusht - Ekonomisë evropiane i kërcënohet vala e dytë e recesionit, meqë qeveritë i zvogëluan shpenzimet për t`i zvogëluar defiçitet buxhetore, tha ekonomisti i famshëm dhe fitues i Çmimit Nobël për ekonomi, Xhozef Stiglic.
Pas krizës greke e cila varrosi besimin e investitorëve në vendet me valutë unike evropiane euro, qeveritë e vendeve të eurozonës i forcojnë masat për ta zvogëluar defiçitin sipas pragut të përcaktuar të Bashkimit Evropian (BE) prej 3 për qind të bruto prodhimit vendor BPV.
Meqë shumë prej vendeve evropiane përqendrohen në pragun e përcaktuar të Bashkimit Evropian (BE) prej 3 për qind të bruto prodhimit vendor BPV, Evropa i eksponohet rrezikut që të hyjë në valën e dytë të recesionit, tha Stiglic për RTE Radio.