Evropës i duhen me shumë institucione financiare të veta
Berlin, 29 shtator - Për kancelaren gjermane, Angela Merkel, ''në Gjermani dhe në Evropë ka shumë pak institucione financiare dhe sektori dominohet ndjeshëm nga mentaliteti anglosakson''.
''Besoj se një panoramë bankare e fortë në kontinentin evropian do ta shndërronte atë në një kompleks shumë më të fortë si kontinent'', theksoi kancelarja gjatë një konerence për Tregtinë dhe Industrinë.
''Kemi nevojë për likuiditet për të financuar ndërmarrjet dhe hapat tona'', u shpreh Merkel.
''Këto financime duhet të vijnë nga institucione financiare që janë pak më të përgjegjshme dhe kanë një farë detyrimi të respektojnë themelet sociale të ekonomisë dhe tregut të përbashkët'', vazhdoi Merkel.
''Kur jemi të varur vetëm nga të tjerët nuk na mundësohet ta përjetojmë ekonominë sociale të tregut sipas nevojave tona'', përfundoi ajo.