04 Maj 2024

Evropa plan për një union efektiv monetar dhe ekonomik

Bruksel, 29 qershor - Liderët evropianë nisin sot punimet për një plan pune për një vendim të mundshëm brenda fundit të këtij viti mbi ''një union efektiv monetar dhe ekonomik''.

''Zhvillimet e kohëve të fundit kanë treguar nevojën për avancimin e një Unioni Monetar, EMU, drejt një niveli superior''.

Me këto fjalë, që janë pjesë e projektdeklaratës së samitit të BE-së, liderët evropianë do të nisin nesër punimet për një plan pune për një vendim të mundshëm brenda fundit të këtij viti mbi ''një union efektiv monetar dhe ekonomik''.

Në bazë të këtij raporti të paraqitur nga presidenti i BE-së, BQE-së, Eurogrupit dhe Komisionit Evropian, liderët do të kërkojnë paraqitjen e një propozimi më të hollësishëm në samitin e tetorit, që rrjedhimisht të arrihet në një vendim në samitin e dhjetorit.

''Ekziston nevoja për të pasur më tepër masa taskative specifike rreth një integrimi bankar dhe fiskal më të fortë'', thuhej në projektdeklaratën e konkluzioneve, që është ende në diskutim.

Në dokument theksohet veçanërisht se ''brenda fundvitit të 2012-ës BE-ja duhet të pajiset me një mekanizëm sigurimi të sistemit bankar, me krijimin e një skeme të përbashkët për garantimin e depozitave dhe një fond të përbashkët me kapacitete ndihme për përballimin e krizave''.

''Në një perspektivë termash afatshkurtra, Këshilli duhet të ekzaminojë në mënyrë tepër të shpejtë propozimin e Komisionit për zgjidhjen e krizave bankare, për arrtijen e një akordi brenda fundit të vitit'', vazhdonte dokumenti.

''Edhe propozimi mbi skemën për garantimin e depozitave dhe rekuizitet për kapitalet duhet të miratohet në mënyrë tepër emergjente'', shtohej në projektdeklaratë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)