Evropa nuk është jashtë rrezikut
Davos, 24 janar - Me rritjen e dobët ekonomike dhe nivelin e papunësisë së lartë, Evropa nuk është jashtë rrezikut, sipas liderëve ekonomikë të mbledhur në Davos, të cilët mbrojnë unanimisht idenë për reforma të thella.
Evropa nuk është duke bërë hapa pas, deklaroi Axel Weber, kryetar i bordit të drejtorëve të bankës zvicerane UBS dhe ish-kreu i bankës qendrore gjermane, gjatë një sesioni punimesh me temë A po bën hapa pas Evropa?.
Në botimet e mëparshme të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, kriza financiare në eurozonë ishte në vëmendje të të gjithëve, dhe kishte shtuar më tepër frikët. Por, jo për këtë edicion të 44, punimet e të cilit nisën dje. Megjithatë, aktorët e fuqishëm ekonomikë të mbledhur në vendpushimin e rangut të lartë zviceran, nuk e tepronin me optimizmin.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ( FMN) sigurisht që e rishikoi me rritje dje parashikimin për rritjen ekonomike botërore për vitin 2014, sidomos duke u shprehur se eurozona është duke i kthyer shpinën recesionit. Por rritja e pritur për 2014 mbetet modeste në 1 për qind.