Evropa nuk e shpëton Greqinë por bankat e saj
Zagreb, 14 maj - Të gjithve u është e qartë se Evropa dhe FMN-ja me miliardat e tyre nuk e shpëtojnë Greqinë, por bankat e mëdha evropiane, të cilat nga Greqia kanë kërkesë në vlerë prej 162 miliardë euro.
Kjo theksohet në analizën e gazetës kroate Jutarnji List, sipas të cilës pyetja kyçe është nëse shuma e madhe dedikuar për Greqinë mund ta shpëtojë vendin nga falimentimi.
Pesimistët theksojnë se Greqinë asgjë nuk mund ta shpëtojë, ndërsa ndihma e dhënë vetëm mund ta shtyejë agoninë. Borxhi grek tejkaloi 115 për qind të BPV-së së saj, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të arrijë 125 për qind, thuhet në analizën e Jutarnj List.
Gazeta kroate shkruan se Greqia me siguri do të falimentonte më 19 maj, nëse nuk merrte ndihmën në vlerë prej 110 miliardë euro.