Evropa mund t'i shpëtojë krizës nga investimet kineze
Pekin, 20 tetor - Investimet e kompanive kineze në BE po shihen si një urë shpëtimi për krizën e borxheve.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Shen Danyang, deklaroi se investimet kineze në Evropë "mund të nxitin përfitime reciproke dhe do të shtojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar".
Njëkohësit qeveria kineze po inkurajon investimet në BE ndërsa i konsideron "shumë të mira", investimet e kompanive evropiane në Kinë. Këtë vit, investimet evropiane në Kinë kanë pësuar rënie prej 1.8%.
Qeveria kineze ka konvertuar në investime brenda vendit paratë e mbledhura nga investitorët e huaj. Deri në shtator janë investuar 86.6 miliardë dollarë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se investimet nga vendet kryesore të Azisë vazhdojnë rritjen. Në krahasim me vitin e kaluar rritja është 23%.