Evropa miratoi sanksionet kundër Bankës Qendrore iraniane
Bruksel, 20 janar - Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së bashkërenditën në prag bllokun e sanksioneve kundër Bankës Qendrore të Iranit.
Ndalimi i një sërë transaksioneve, të cilat mund të jenë të lidhura me financimin e programit bërthamor iranian, do të aprovohet në mbledhjen e 23 janarit të Këshillit të Evropës në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së.
Por, pavarësisht nga kjo masë, Bashkimi Evropian nuk ka ndërmend ti ndërpresë plotësisht marrëdhëniet me Bankën Qendrore iraniane.
Sipas njoftimeve që disponohen, kundër vendosjes së ndalimit total të transaksioneve me Bankën Qendrore të Iranit doli vendosmërisht Gjermania, së cilës Teherani i ka 2.6 miliardë euro borxh.
Ndalimi i plotë do të ndërpriste pagesat e interesit të kredisë nga Irani. Pritet që më 23 janar të miratohet gjithashtu edhe embargo për importet e naftës nga Irani.