Evropa godet spekulimet financiar
Bruksel, 17 nëntor - Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të zhvilluar të martën në Strasburg, u miratua një projektligj për të rritur tejdukshmërinë e tregut financiar në Eurozonë dhe për të luftuar spekulimet lidhur me borxhet sovrane.
Ky ligj do t\'i japë Autoritetit Evropian të Letrave me Vlerë dhe Tregjeve më shumë kompetenca.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit, institucionet financiare nuk lejohen të bëjnë tregti me borxhet e një vendi nëse nuk i blejnë më parë këto borxhe.