26 Dhjetor 2024

Evazioni në punësime disiplina dhe etika po e percjellin ATK-në

Prishtinë, 23 dhjetor - Për vitin e tretë me radhë, BIRN dhe D+ janë angazhuar në monitorimin e Administratës Tatimore të Kosovës.

Monitorimi  i  cili  nisi  me  procedurat  disiplinore  në  vitin  2018  ka  avancuar  në  analizë të procesit të rekrutimit të stafit në ATK, adresimit të ankesave të qytetarëve, lidhjet mes zyrtarëve të ATK-së, politikën ndëshkimore për shkeljet disiplinore dhe analizimin e politikave të luftimit të evazionit fiskal.

Gjatë tri viteve, BIRN është angazhuar në promovimin e rasteve të suksesshme të luftimit të evazionit fiskal duke inkurajuar qytetarët të raportojnë shkelje tatimore  duke  ndihmuar  kështu  në  pranimin  e  mbi  200  raportimeve  të qytetarëve nga të cilat janë zhvilluar rreth 244 operacione kontrolli dhe janë konstatuar shkelje të cilat kanë rezultuar me gjoba në vlerë prej rreth 200 mijë euro për bizneset që kanë shkelur rregullat gjatë tre viteve të fundit.

Në njërin prej aksioneve janë raportuar parregullsi në inspektim dhe dyshime për gabime gjatë verifikimit  të të dhënave. Si  rrjedhojë, BIRN  ka kërkuar nga ATK  që biznesi të futet në rikontroll.

BIRN thekson se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) duhet të ndërtojë procedura kredibile të  rekrutimit  të  stafit.  Gjatë  viti  2020,  Gjykata  Themelore  e  Prishtinës  ka konstatuar  se  procesi  i  rekrutimit  i  vitit  2017  ishte  kryer  në  kundërshtim  me  rregullat ligjore.

Pas kërkesës së BIRN, Zyra Kombëtare e Auditimit ka audituar rregullsinë e procesit të rekrutimit të vitit 2019 dhe në një raport të veçantë janë  konstatuar  parregullsi  të  cilat  e  kanë  dëmtuar  seriozisht  procesin  e  rekrutimit.   

Nga janari e deri në nëntor të vitit 2020, ATK nuk ka pasur asnjë procedurë disiplinore të zhvilluar nga Komisioni Disiplinor ku shqyrtohen shkeljet e rënda.

Edhe përkundër se ka pasur pretendime për shkelje të rënda, ato janë trajtuar si shkelje të lehta dhe janë shqiptuar nga menaxherët. Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon t’i tolerojë shkeljet e rënda të Kodit të Etikës duke toleruar një disiplinim të butë për shkelësit e detyrave të punës.

Të dhënat e siguruara tregojnë që gjatë vitit 2020, edhe pse ka pasur shkelje të cilat kanë mundur të trajtohen si shkelje të rënda, ATK ka vendosur t’i konsiderojë si shkelje të lehta duke shqiptuar vetëm masa të lehta disiplinore.    

Zyrtarët e Lartë të ATK-së në dy raste nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion ashtu siç e parasheh ligji. Pasuritë e padeklaruara u zbuluan pas hulumtimeve të BIRN dhe për to tashmë kanë filluar procedura hetimore.    

ATK vitin e kaluar ka bërë deklarimin e pasurisë në formularët e brendshëm të cilët nuk janë publikë.

BIRN nuk ka pasur qasje në këta formularë ndërsa nuk ka asnjë rast të zbuluar nga ATK për mosdeklarim apo fshehje të pasurisë nga zyrtarët që e deklarojnë pasurinë brenda institucionit.    

Vetëm rreth 57% e bizneseve në Kosovë janë të pajisur me arka fiskale. Përqindja  e  ulët  e  pajisjes  së  bizneseve  me  arka  fiskale  vazhdon  të  mos adresohet seriozisht nga institucionet kompetente.   

Administrata Tatimore e Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa për të inkurajuar raportimin e qytetarëve në linjat e ATK-së.

Të dhënat tregojnë se gjatë 3 viteve të fundit, ATK nuk ka nisur asnjë procedurë disiplinore si rezultat i raportimit të qytetarëve.    

Vendimet disiplinore të ATK-së të nxjerra direkt nga menaxherët vazhdojnë të kenë problem në arsyetime dhe kualifikim të shkeljeve të detyrave të punës.    

ATK ka zbatuar vendimin që drejtorët e ATK-së të mos mbajnë pozicione në partitë politike mirëpo gjatë vitit 2020 zyrtarët e lartë të këtij institucioni kanë vazhduar hapur të promovojnë partitë politike dhe mbështetjen për strukturat politike në vend.   

ATK ka rregulla që në rastet kur do të deklarohen në media të marrin leje nga zyra e mediave. Në anën tjetër, në deklarimet publike në rrjetet sociale zyrtarët e ATK-së nuk kanë ndalesa. ATK nuk ka manual dhe procedura të kontrollimit të aktiviteteve të zyrtarëve të saj.

Gjatë vitit 2020 BIRN ka dorëzuar informacione në ATK dhe nga to janë realizuar 137 operacione në të gjithë Kosovën.    

BIRN dhe D+ Kanë gjurmuar edhe nëse financuesit e partive politike janë kontrolluar nga ATK. Të dhënat tregojnë që 10 biznese financuese të partive politike nuk janë kontrolluar.    

Për  shkak  të  pandemisë  COVID  19  do  të  ketë  rënie  të  të  hyrave  në Administratën Tatimore të Kosovës.   

Një vendim i qeverisë Kurti për ndarjen e pagave për punonjësit në sektorin privat tregoi për shmangie fiskale në pagesën e tatimeve në paga pasi vetëm gjatë muajve të pandemisë në Kosovë u regjistruan 19,269 punëtor.   

Gjatë vitit 2020, BIRN ka nisur tri procedura për zyrtarë të ATK-së. Për dy prej tyre filluan hetime në Agjencinë Kundër Korrupsionit kurse ndaj zyrtarit tjetër u shqiptua masë disiplinore nga eprori i tij në ATK.   

Gjatë viti 2020 ATK ka lejuar që një pjesë e borxheve të tatimpaguesve të parashkruhet. Pas analizimit të këtyre rasteve DSP ka dorëzuar rreth 90 dosje në organet ndjekëse për hetim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)