Evazioni fiskal një tjetër problem për Greqinë
Athinë, 10 janar - Një raport i perbashket i Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë së Greqia duhet të rinovojë përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal, pasi kjo është një çështje për të cilën ajo nuk po shfaq progres.
Statistikat greke, kanë treguar sakaq, se deri në fund të shtatorit autoritetet kanë kryer vetëm 440 kontrolle për personat e pasur të dyshuar si evazore fiskale kundrejt nevojes për të kontrolluar 1 mijë e 300 persona deri në fund të vitit.
Në terma financiare, tatimet kanë mbledhur vetëm 1.1 miliard euro detyrime të papaguara nga 2 miliarde që janë parashikuar në marrëveshje.
Ndërkaq, kreditoret ndërkombëtare kerkojne nga Greqia te permiresoje sistemin e mbledhjes se taksave dhe te fokusohen ne rastet qe japin me shume rezultat pozitiv.
Evazioni fiskal është endemik në Greqi dhe kjo vështireson detyren e qeverise për të vendosur nen kontroll financat publike të parashikuar në marrëveshjen 240 miliardë euro të financimit nga 2 paketat e ndihmes nderkombetare.