Eurozonë, papunësia shënon rritje
Bruksel, 2 prill - Papunësia përgjatë vendeve që janë në zonën Euro ka arritur nivelin më të lartë në muajin Shkurt, prej 10.8%. Siç raporton sot BBC ka një rritje krahasuar me muajin Janar që ishte 10.7%, teksa ky është niveli më i lartë që prej kohes së futjes së Euros në vitin 1999.
Sipas të dhënave Spanja ka numrin më të lartë të papunësisë me 23.6%. Franca ishte veçanërisht dobët, me një aktivitet prodhimi më të ulëtin në këto tre vite.
Prodhuesit e Eurozones vuajtën një Mars mjeran, me një rënie në prodhim dhe fitime margjinale në dy muajt e parë të vitit- tha ekonomisti Chris Williamson. Ai shton: Prodhimi mund të ketë qënë një element pengues në rritjen ekonomike në Eurozonë në tre mujorin e parë të këtij viti, duke rënë në krahasim me tre mujiron e fundit të vitit të kalaur.
Disa ekonomistë të tjerë janë dakort se zona Euro është në recension. Duket se GDP e Eurozonës po lëvizin drejt recensionit. Dhe perspektivat për tre mujorin e dytë aktualisht mezi duken- tha një ekonomist i IHS-së. Ngadalësimi i ekonomive të Eurogrupit po krijojnë një ambjent të vështirë për punëkërkuesit. Italua shënoi një nivel papunësie prej 9.3% në Shkurt, niveli më i lartë që prej vitit 2004 kur filloi të mblidhte shifrat.
Për moshat 15-24 kjo shifer arrinte në 31.9%. Kryeministri italian, Mario Monti është duke u përpjekur të çojë përpara reformën e punës që sipas tij do të nxisë punësimin në vend. Normat më të ulëta të papunësisë në mesin e vendeve që përdorin Euron u llogariten në Autri (4.2%), Hollandë (4.9%), dhe Gjermani (5.7%).
Besimi në mesin e udhëheqësve të tregut europian u demtua nga kriza e borxheve. Ministrat e Financave të Eurogrupit shpresojnë se marrëveshja për rritjen e madhësisë së fondit të shpëtimit të Eurozonës do të forcojë ndjejen e besimit në tregjet europiane.
Ata ranë dakort gjatë kësaj jave për të rritur fuqinë e përbashkët të huadhënies, nga 500 miliardë euro në 800 miliardë euro. Ky fond është një mekanizëm i përhershëm për të shpetuar kombet e trazuara të Euros.
Niveli i papunësisë:
Spanja 23.6%
Portugalia 23.6%
Portugalia 15.0%
Franca 10.0%
Italia 9.3 %
Gjermania 5.7%.