Eurozonë, papunësia pritet të bjerë gjatë vitit 2015
Bruksel, 6 nëntor - Papunësia pritet të fillojë të tkurret përgjatë vitit 2015 në brendësi të rajonit të zonës euro, sipas parashikimeve të reja ekonomike të Komisionit Evropian, që u bënë publike sot nga ekzekutivi i Bashkimit Evropian.
Niveli i papunësisë në 17 vendet e unionit monetar pritet të arrijë në 12,2 për qind për vitin 2013, po ashtu edhe për vitin 2014, më pas një tkurrje pritet të regjistrohet gjatë vitit pasues, në 11,8 për qind, sipas vlerësimeve të KE-së.
Duke qenë se bëhet fjalë për një reagim disi me vonesë të tregut të punës lidhur me rritjen ekonomike të rajonit, \"parashikojmë që rifillimi i aktivitetit pritet të përkthehet në mënyrë progresive përmes krijimit të vendeve të reja të punës\", theksonte Komisioni Evropian.